E veçanta e shtëpisë më të shtrenjtë në botë, ja sa shitet!

Shtëpia më e shtrenjtë në botë ka dalë në shitje dhe kushdo mund ta blejë atë…. nëse ka një miliard euro.

Bëhet fjalë për vilën e ndërtuar nga Mbreti Leopold II i Belgjikës. E ndodhur në brigjet e Nices, nga ajo mund të shijosh ajkën e klimës së Mesdheut, por nuk është vetëm klima që shitet për 1 miliardë euro.

Vila 10 dhoma gjumi, disa pishina, njëra prej të cilave me përmasa olimpike dhe 15 hektarë pemë e bimë të të gjitha llojeve që e rrethojnë.  Veç këtyre, janë edhe 6 hektarë të tjerë kopshtar, për të siguruar fruta dhe perime të freskëta.

E njohur si “Le Cedres”, prona është e Suzanne Marnier-Lapostelle, e dinastisë së pijëve alkoolike, “Grand Marnier”. Kjo e fundit u ble nga kompania prodhuese tjetër e pijeve, Campari, që bashkë me këtë fitoi në muajin mars edhe pronësinë e vilës, që tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Zona ku ndodhet vila, konsiderohet si e dyta më e shtrenjtë në botë pas Monakos, por në Francë.

SHKARKO APP