E verbra do të shohë falë dhëmbit të saj

Një nënë e verbër do të jetë në gjendje të shohë për herë të parë pas 40 vjetësh, falë njërit prej dhëmbëve të saj. Honor Davis, 65 vjeçe, nga Irlanda Veriore, humbi shikimin kur ishte vetëm 26 vjeçe për shkak të një çrregullimi të rrallë të lëkurës dhe syve.

Mjekët thonë se operacioni  që përfshin vendosjen e një dhëmbi në sytë e saj, do t’i sjellë shikimin. Zonja s Davis, e cila gjithashtu është gjyshe tha për mediat:-“ Nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të thotë që të shohësh mirë, kështu që  mendoj se do të jetë një surprizë e bukur”.

Gruaja e humbi shikimin papritmas dhe nuk ishte më në gjendje që të shihte vajzën e saj 6 vjeçe, kur u prek nga sindroma  Stevens-Johnson. Kjo sëmundje ne 15% të rasteve është vdekjeprurëse, por  gjithashtu mund të prekë sutë e të shkaktojë verbëri.

Procedura – e quajtur Osteo-Odonto-Keratoprosthesis – përfshin rindërtimin e një syri të ri duke përdorur një lente të vogël plastike dhe një nga dhëmbët e pacientit.

Lentja është futur në një vrimë të shpuar nëpër dhëmb, ku ky i fundit është futur në sy. Dhe për sa kohë që retina është ende funksionale, lentja ofron një dritare të re përmes së cilës pacienti është në gjendje të shohë. Fakti që dhëmbi i përket pacientit, trupi nuk e hedh refuzon atë.

SHKARKO APP