E vërteta e 15 ditëve errësirë në Tokë gjatë muajt Nëntor

Disa më parë në media u përhap lajmi se, Toka do të përjetojë 15 ditë errësirë në muajin nëntor. Sipas disa pretendime, është se lajmi është konfirmuar dhe ardhur direkt nga NASA. Ajo që është shqetësuese, mbetet pikëpyetja nëse është e vërtetë, apo mashtrimi i radhës?

Toka do të përjetojë 15 ditë errësirë totale apokaliptike, e ku disa besimtarë i kapi paniku, me të dëgjuar zërat që përmendnin “errësirën totale”. Sipas po këtyre zërave, errësira do të ndodhë në 15 nëntor.

Ekspertët kanë reaguar, duke pohuar se spekulimet për errësirën totale janë një mashtrim, pavarësisht se njerëzit pretendojnë që kjo gjë mund t’i atribuohet “paralelizmit” të Venusit dhe Jupiterit, një ndodhi e natyrshme qiellore.

Sipas tyre, kjo mund të shkaktojë disa shfaqje qiellore të mahnitshme, e sigurt është që nuk do të shkaktojë errësirë totale.

NASA dhe ekspertët e quajnë këtë fenomen “bashkimi” i Venusit dhe Jupiterit. Kjo gjë ndodh kur dy planetët i afrohen shumë njëri-tjetrit me vetëm “një të pesëmbëdhjetën gradë” larg mes tyre.

SHKARKO APP