E vlerësuar me 100 milionë dollarë, “Salvador Mundi” e Da Vincit del në ankand
“Salvador Mundi”, një pikturë e Jezu Krishtit nga i famshmi Leonardo da Vinci e viteve 1500, pritet të jetë vepra e artit më e kërkuar në ankandin Christie këtë muaj në Nju Jork.
Qendra e ankandit, e cila e ka identifikuar shitësin vetëm si koleksionues evropian, ka vlerësuar veprën e artit në 100 milion dollarë. “Salvator Mundi” do të ekspozohet pranë pikturës së Andy Warhol “Sixty Last Suppers” e cila portretizon “Darkën e Fundit” nga Da Vinci e cila po ashtu po shitet me çmim fillestar prej afro 50 milion dollarësh.
Prej kohësh besohet se “Salvator Mundi” ishte e kopjuar, para se ajo të çertifikohej si autentike. Pikturat e tjera të Da Vincit mbahen në muzeume apo koleksione institucionale. Në ankand po ofrohen edhe “Contraste de formes,” e vitit 1913 nga Fernand Leger që vlerësohet 65 milion dollarë dhe “Laboureur dans un champ” nga Van Gogh, e pikturuar nga dritarja e një azili francez në vitin 1889 dhe që vlerësohet rreth 50 milion dollarë.
Ndërkohë, shtepia tjetër e ankandeve Sotheby’s, me shitje më të pakta se Christie’s, po debuton mbi 60 vepra arti këtë javë. Ndër më të spikaturat është “Three Studies of George Dyer”, nga Francis Bacon e vlerësuar mes 35 dhe 45 milion dollarë, vepër që po i ofrohet publikut për herë të parë në 50 vjet, shkruan VOA.
Një tjetër vepër që del në ankand që nga viti 1974 është “Mao” e vitit 1972 nga Warhol. Për herë të parë në ankandin e artit po ofrohet Ferrari me të cilin Michael Schumacher fitoi Grand Prix që përllogaritet të shitet mbi 4 milion dollarë.
Dy shtëpitë e ankandeve Christie’s dhe Sotheby’s, që tërheqin miliarderët më të mëdhenj të botës dhe koleksionues të artit, pritet të kenë shitje prej shumë se 1 miliard dollarë këtë javë.