Ec ose ndryshe do të vdesësh
Pauline Potter është një grua amerikane 51 vjeçare dhe peshon plot 317 kilogramë. Mjekët i thonë se ajo duhet të ngrihet dhe të ecë, nëse vërtet dëshirorë të jetojë. Nga fotot dhe video e publikuar në të përditshmen britanike mesazhi i mjekut duket i qartë për Pauline Potter.
51 vjeçarja iu nënshtrua më herët një operacioni të bajpasit gastrik, por nuk mund të ngrihej nga krevati.
Mjeku i thotë se duhet të lëvizë ose do të vdesë nga ndonjë mpiksje gjaku.
Skena është filmuar për një dokumentar të TLC.
Mjekët shpresojnë se ajo do ecë dhe do të bëjë përparim, megjithëse kanë frikë se ajo mund të humbasë betejën e saj më të rëndësishme në jetë.