Eco Market zgjeron rrjetin e supermarketeve

Me rritjen e kërkesës së klientëve, Eco Market zgjeroi supermarketin e ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ky zgjerim vjen në kuadër të nismës së këtij rrjeti novator supermarketesh për të qenë sa më pranë konsumatorëve besnikë. Tashmë, të gjithë blerësit e përditshëm do mund të gjejnë gjithçka ju nevojitet në një ambient të vetëm, si dhe një mori produktesh të shtuara posaçërisht për ta.

Menaxherja e Marketingut në Eco Market, Emanuela Gordani u shpreh se: “Dyqanit ekzistues të Eco Market që ndodhet në këtë zonë i është shtuar edhe një pjesë e re. Me shtimin e hapësirës tashmë aty mund të gjeni edhe produktet e mishit dhe frutat e freskëta.”

Rikonstruktimi i dyqanit të Eco Market vjen si fillim i zgjerimit të këtij rrjeti edhe me dy dyqane të tjerë në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ditët në vijim pritet të hapen të tjera pika shitje në të gjithë vendin, duke plotësuar kërkesat e të gjithë konsumatorëve kudo që ndodhen. Hapja e radhës është pikërisht brenda këtij muaji, me datë 22 shtator, në zonën e Medresesë në Tiranë.

Falë këtij zgjerimi, të gjithë konsumatorët do mund të gjejnë produktet që duan për familjet e tyre shumë lehtë dhe më afër, me Eco Market. Synimi kryesor i Eco Market është ofrimi i një shërbimi cilësor te sa më shumë konsumatorë.

SHKARKO APP