Ed Sheeran i jep fund beqarisë, ja çfarë deklaron

Këngëtari i famshëm Ed Sheeran ka sqaruar të gjithë nëse vërtetë nuk do të jetë më beqar. Ishte Russell Crowe, ai që në një intervistë të dhënë së fundmi, la të nënkuptohej se Ed Sheeran ishte fejuar me partneren e tij prej shumë kohësh. Këngëtari britanik është detyruar të bëjë një deklaratë duke hedhur poshtë thashethemet se ai është fejuar me Cherry Seaborn, pasi Russell iu referua asaj si e fejuara e Ed. Në një intervistë të dhënë së fundmi në Brazil, këngëtari britanik 26-vjeçar ka sqaruar si ai ende nuk ia ka bërë pyetjen e rëndësishme partneres së tij.

SHKARKO APP