Edhe pse mbipeshë, kubanezët ofrojnë spektakël në kërcim

Kompania kubaneze e kërcimit “Danza Voluminosa” e përbërë nga burra e gra mbipeshë, prej 2 dekadash lufton për të treguar se trupat jo të hollë gjithashtu mund të kërcejnë dhe të ofrojnë art e spektakël. Në një vend të apasionuar pas kërcimit, ku estetika e baletit është e rëndësishme, “Kërcimi Voluminoz” u shfaq për herë të parë në skenë në 1996, dhe që prej asaj kohe është përpjekur të thyejë paragjykimet dhe talljet për njerëzit mbipeshë në skenë. Gjatë fundjavës së kaluar, grupi festoi 20 vjetorin me një gala në Teatrin Kombëtar të Kuba-s, ku performoi me të tjera kompani të rëndësishme të ishullit. Aktori dhe kërcimtari Evaristo Valenti, tha se shumë njerëz mbipeshë ndihen të pafuqishëm për të bërë gjëra të caktuara.

Ka njerëz që kanë dyshime mbi çfarë mund të bëjnë njerëzit e shëndoshë. Në fakt, ata mendojnë se të jesh i shëndoshë është njësoj sikur të jesh handikap. Jua them nga eksperienca. Dikush mendon: ‘të shëndoshët nuk bëjnë dot këtë ose atë.’ Por ka njerëz të shëndoshë që janë martuar, janë atletë, janë aktorë, janë kërcimtarë.”

Krijuesi dhe udhëheqësi i projektit është Juan Miguel Mas, një kubanez mbipeshë, i cili trajnon njerëzit obezë duke filluar nga variacione të teknikave tipike të baletit. Koncepti i grupit nuk është ofrimi i një shfaqjeje perfekte kërcimi, por krijimi i lëvizjeve nga trupa të ndryshëm, për të treguar edhe edhe njerëzit e shëndoshë mund t’i shprehin ndjenjat e tyre në skenë. Kërcimi voluminoz përbëhet nga dhjetëra njerëz, më së shumti gra, të cilat kurrë nuk e kanë realizuar ëndrrën e tyre për t’u bërë kërcimtare profesioniste.

Gjëja më e rëndësishme ka qenë zhvillimi im si kërcimtare. Më ka ndihmuar shumë. Njerëzit obezë shpesh kanë komplekse për shkak të personave që tallen me ta, por ndihem shkëlqyeshëm, si të tjerët,”thotë Maylin Daza, një nga bashkëthemelueset e grupit.

Shumë nga koreografitë janë krijuar nga vetë Juan Miguel Mas, me nota klasike por edhe shumë humor, për t’u lidhur më mirë me audiencën e cila gjithsesi i sheh me përbuzje. Sidoqoftë, një anëtar i audiencës, ka vetëm fjalë përgëzuese për grupin.

Jo kushdo ka kurajën, zhdërvjelltësinë dhe elasticitetin për të bërë atë që ata bëjnë.”

article-0-1635d1f2000005dc-106_638x42737226177-2_37227439_-_19_01_2016_-_pixdance

download-1cuba-culture-voluminous-dance_c4906c7a-beaf-11e5-b65a-c4d36a19bd7adownload2007-07-04-20-51-30-img_2458_big_1

SHKARKO APP