Edi Rama anullon vizitën në SHBA?

Dhënia e 85 mijë dollarëve nga Bilal Shehu për një fotografi me Barack Obamën dhe pagimi i këtyre parave bërë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, atë kohë në opozitë do të marrë sot një vendim.

E pikërisht se sot është vendimi për Bilal Shehun, i cili është i penduari i drejtësisë, ka bërë që Edi Rama të anulojë një vizitë që kishte planifikuar për në SHBA.

Burimet thanë se, vizita ishte parashikuar prej kohësh, ndërsa është anuluar në momentet e fundit.

Rasti i shqiptaro-amerikanit Bilal Shehui që ka marrë para nga Edi Rama dhe i ka injektuar ato në fushatën e Obamës, vetëm e vetëm që ish lideri i opozitës të bënte një foto me Presidentin e SHBA-ve është një hetim zyrtar i FBI-së.

Sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, rezulton se Bilal Shehu e ka treguar burimin e parave të paligjshme që ka injektuar në fushatën e Obamës dhe qëllimin pse është bërë kontributi 80 mijë dollarë:

“në përpjekje për të siguruar një hyrje një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që iu mundësua atij një foto me Presidentin”- thuhet në deklaratën zyrtare.(syri.net)

SHKARKO APP