Edi Rama, “Ertugrul” i Shqipërisë
Duket se serialet turke kanë lënë gjurmë dhe te shqiptarët. “Ertugrul” i cili luftoi me shpatë për të mbrojtur familjen, kombin e tij dhe osmanizmin nga armiqtë ka frymëzuar dhe shqiptarët, por kurrë nuk kishim dëgjuar se mund të kishim një Ertugrul të dytë në Shqipëri.
Një komentuese, duke mos ditur s’i ta ngrejë më lartë kryeministrin Edi Rama, e quan “Ertugrul të Shqipërisë”. Po, po Ertugrul, por duke mos luftuar me armë me kundërshtarët e tij!
Këshilltarët e Ramës e kanë krahasuar atë me Albert Anjshtajn, Gandin, Xhon Lenon dhe Pikason.
Deputetë e tij, si Elisa Spiropali etj, e kanë vlerësuar si burrin e shtetit më të madh sesa Skënderbeu dhe Ismail Qemali.
Pasi u krahasua me Skënderbeun dhe së fundi me Ertugrul, duket se nuk ka mbetur më asnjë krahasim për Kryeministrin, Edi Rama.