Edi Rama frikësohet nga takimet masive elektorale të LSI
Edi Rama ka kaluar në një nivel tjetër të fushatës, duke drejtuar goditjet drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim.
I frikësuar nga takimet elektorale masive të LSI-së, Rama ka hedhur shigjetat e sulmeve te elektorati i Ilir Metës, duke thënë se përkrahja e qytetarëve për të është e vogël dhe këtë e ka bërë duke postuar një video në të cilën ka kapur disa karrige të zbrazëta nga takimi i së mërkurës në Berat.
Por, realiteti duket ndryshe.
Nga pamjet televizive dhe fotografitë, takimet elektorale të LSI-së kanë qenë befasuese për shumëkënd, duke treguar prezencë të jashtëzakonshme qytetarësh. Madje, takimi në Tiranë, në Sheshin “Nënë Tereza”, ka lënë të gjithë pa fjalë për masivitetin.
Të tilla ishin dhe shumë takime tjera elektorale të kësaj partie.
A po e frikësojnë këto pamje Edi Ramën, duke e shtyrë atë që të merret me to dhe të pretendojë se ka pjesëmarrje të vogël?
Përgjigjen e japin fotot e mëposhtme.