Edi Rama “kopjon” Kim Jong, Berisha gjen “emëruesin e përbashkët”
Nga mbyllja e fushatës së Partisë Socialiste, ish-kryeministri Sali Berisha ka gjetur diçka të përbashkët mes liderit të saj dhe atij të Koresë së Veriut.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, fushata e PS-së ka “ngjashmëri etërore,” me atë të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong.
Megjithatë fushata e së majtës, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama njihet si “Drejtim i Duhur,”, madje ai i ka bërë shpesh thirrje PD-së të bashkohet dhe të ecë edhe kjo forcë politike “në drejtimin e duhur”, pas 21 qershorit.