Edi Rama: MIRËMËNGJES nga kantieri i Korridorit VIII
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i aksit të ri të Korridorit VIII, duke theksuar ritmin e punimeve dhe standardet europiane të projektit.
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë vëzhgim të bërë dje në kantierin e aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), ku po bëhet një punë kolosale e shembullore e standardeve europiane, ndërkohë që 700 tenxheret politike mediatike e mbytën miletin me bombat artizanale mbi segmentin prej disa qindra metrash të rrugës së vjetër, të cilën e bllokoi rrëshqitja e tokës, pa asnjë lidhje, hiç, zero, me investimin e ri madhor, ju uroj fundjavë të qetë dhe larg tenxhereve të qametit artificial”, shkruan Rama në postimin në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

