EDI RAMA: NË RRUGËN E PUNËSIMIT REAL

 

Edi Rama shkruan ne facebook:"Sot në Panairin e Profesionistëve “Go Pro”, ku përfshihen për herë të parë, katër komponentët e investimit të një individi drejt suksesit në punë, Edukim – Formim Profesional – Internship – Punësim dhe ku aktorët e sektorëve përkatës, të gjithë së bashku ofrojnë informacionet e nevojshme, risitë, dhe qasjet e sektorëve për të përafruar tregun e punës me tregun e edukimit. Gjatë 18 muajve të fundit ne kemi startuar një revolucion të heshtur në transformimin e të gjithë organizmit të arsimit tonë. Kemi rihapur korsinë e arsimit profesional, si korsia më e sigurt për të garantuar në afat të mesëm rritje të qëndrueshme të punësimit. Me ligjin e ri të arsimit të lartë, do te sjellim një transformim rrënjësor për sa i përket marrëdhënies mes universiteteve dhe tregut, mes shkollimit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale në kohë reale. Do të fuqizojmë shumë infrastrukturën e aftësimit profesional, duke e parë të lidhur me tregun dhe kompanitë. 50-60% kohë në shkollë, 40-50% kohë në ndërmarrje gjatë javës. Fatmirësisht në botën e sipërmarrjes janë shumë që janë në drejtimin e duhur, por që kanë vuajtur shumë prej mungeses se mbështetjes deri para 18 muajsh. Kemi filluar t'i mbështesim dhe do t'i mbështesim edhe më fort, sepse sfida për të mundur papunësinë është një sfidë që fitohet vetëm falë bashkëveprimit intensiv me sipërmarrjen dhe krijimit të kushteve që sipërmarrja jo vetëm të çlirohet nga burokracitë dhe pengesat e natyrave të ndryshme që lidhen me shtetin, por edhe të ketë shtetin partner në rritjen e kapaciteteve për punësim. #DrejtimiiDuhur"

SHKARKO APP