Edi Rama: Nuk dua të tjerë në prehër!

Edi Rama shkruan në profilin e tij në Facebook: Duke ndjekur fazën e fundit të punimeve për ndërtimin e Bulevardit të Ri (dhe parkingun publik nëntokësor në “barkun” e tij), një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së Tiranës, i cili do të ketë një impakt të fortë urban, ekonomik e social për kryeqytetin.

Një punë e standardeve më të larta europiane dhe me shumë cilësi, që shumë shpejt do t’i japë frymëmarrje të re kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve.

Kemi bërë shumë që kur Tiranën e rizgjuam nga gjumi. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave.

SHKARKO APP