Edi Rama shfaqet më në fund, në kafe me Elvis Roshin

Kohë pushimesh edhe për politikën.

Që prej 1 gushtit, kur nisi pushimet, Kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur më në publik, madje nuk ka preferuar të lëshojë asnjë mesazh qoftë edhe në rrjetet sociale.

Nuk është thënë asgjë se ku po i kalon pushimet Kryeministri i Shqipërisë. Duket se nuk ka shkuar shumë larg kryeqytetit. Kryeministri Rama është shfaqur në një foto teksa pi kafe në një lokal me kreun e Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, gjatë ditëve të pushimeve. Rama duket se është me pushime në një zonë afër Golemit.     

Si kryeministri, ashtu edhe kreu i bashkisë Kavajë kanë porositur  nga një kafe dhe një bidon me ujë, porosi kjo e zakonshme për të gjithë pushuesit që ulen në lokale.

Gjithsesi, Rama vijon pushimet i qetë larg interesit mediatik.   

Paraardhësi i tij në detyrë Sali Berisha si dhe kreu aktual i PD-së Lulzim Basha kanë dalë disa herë para medieve gjatë kësaj jave. Po ashtu edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka ndërprerë në ndonjë rast pushimet dhe është shfaqur para medieve. 

SHKARKO APP