Edi Ramën e ftojnë në “Fiks Fare”, por i transmetojnë “live” skandalin
Kryeministri Edi Rama, pasi mori timonin në emisionin “Zonë e Lirë”, siguroi edhe tepsinë që iu dorëzua nga dyshja e prezazntuesve të “Fiks Fare”.
Por pavarësisht batutave dhe humorit, ata e kanë vënë në “siklet” kryeministrin Rama, duke transmetuar live audio përgjimin e shefes së financës së prefektes së Korçës, e cila u përfshi në një skandal me ryshfet rekord prej 90% të vlerës së tenderit. “Si do veproje ti në këtë rast po të ishe prezantuesi”, është pyetur Rama. “Prandaj duhet të më jepni timonin, më duhet timoni”, ka thënë Rama.