Edimburg, skulpturat e pabesueshme prej akulli që të mahnisin



Tregu i Krishtlindjeve të Edimburgut është pothuajse gati. Këtë vit vizitorët mund të kenë mundësi të nisin një udhëtim në skulpturat prej akulli të realizuara nga disa artistë.Duke shëtitur nëpër rrugët e qytetit do të jetë e mundur ‘të takoni’ mbretëreshën e Skocisë dhe të vizitoni kështjellën e saj.
Shumë kafshë të gdhendur gjithashtu do të jenë pjesë e kësaj ekspozite, por edhe figura mitologjike dhe të famshmin Loch Ness, do të keni mundësi ta shihni atje.
Në fund të udhëtimit do të jetë e mundur të qetësoheni në Barin prej akulli. E përshtatur për të mëdhenj dhe të vegjël, këtë vit ky atraksion është më i prenotuari në kalendarin e eventeve të Krishtlindjeve.
KOHA JONË SONDAZH


