Edlira Çepani kandidate e PD për Tiranën?
Në një kohë që PS-ja e ka treguar emrin gazetari Roland Qafoku ka zbuluar prapaskenat brenda opozitës për gjetjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.
“Opozita po rrotullohet rreth diçkaje që nuk e nxjerr te qëllimi final, që është një alternativë e fortë. Shihni sa para është Partia Socialiste. Kur PS nis një aksion politik, PD merret akoma me Diellën. Rama e përdori Diellën si karrem, jo vetëm që i shërbeu për qeverinë, por e futi edhe opozitën në këtë vorbull”, tha Qafoku.
Ai zbuloi se në diskutim është hedhur edhe emri i Edlira Çepanit, një figurë e shoqërisë civile, si kandidate e mundshme për Tiranën. “Është hedhur një emër aty, Edlira Çepani, e shoqërisë civile për kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Por jo thonë në opozitë, duhet njeri politik. Por ç’politik mor?!”- theksoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

