Edmond Panariti: Më 25 qershor, shkatërrojmë bipolaritetin politik
agjet 6 dhe 7 në qytetin e Korçës, ishin dy nga takimet e radhës së kandidatit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti. Gjatë takimeve me banorë të këtyre dy lagjeve dhe simpatizantë të LSI, Panariti shpalosi programin politik për 4 vitet e ardhshme.
“Më vjen keq qe erdha në këtë situatë shiu, ku siç më thatë ju, një pjesë e mirë e banesave tuaja janë përmbytur, vetëm nga pakujdesia e qeverisjes vendore, nga neglizhenca për t’u kujdesur për qytetarët e Korçës. Dhe, ky është shansi më i mire për ju, që te bëni zgjedhjen e duhur, te votoni LSI, të votoni forcen politike që kujdeset për shqetësimet e njerëzve, për hallet e tyre dhe u gjendet pranë”, tha Panariti.
Duke folur për programin e LSI-së, ministri Panariti tha se, LSI ka në qendër të vëmendje, veç bujësisë, të rinjtë dhe arsimin e tyre. Sipas tij, LSI ka në programin e saj, arsimin e duhur për të rinjte, të orientuar mirë dhe të miremenduar. “Ne kemi në plan hapjen e shkollave profesionale, të cilat kanë një blere te jashtëzakonshme.per të rinjte dhe formimin e tyre”, tha Panariti, duke folur dhe për uljen e taksave, vecanarisht për biznesin e vogël. Por, duke diskutuar në dy lagjet e qytetit të Korcës, Z.Panariti e vuri theksin edhe në ndryshimin e taksimit mbi të ardhurat.
“Në programin e LSI, është e qartë që, për pagat deri në 35 mijë lekë,nuk do të ketë tatim. Mbi shumat, përqindja është e ndryshme, por pa prekur vlerën e parë prej 35 mijë lekësh, e cila do të jetë e pataksueshme”, tha Panariti.
Ndër të tjera, ai foli edhe për rritjen e pensiomeve, por në veçanti, një tjeter mënyrë trajtuari të moshes se tretë, me hapjen e qendrave sociale, me targetimin e veçantë të kësaj moshe per trajtim mjeksor e shëndetësor. Duke diskutuar më tej për programin e LSI për 4 vitet e ardhshme, Panariti tha se, infrastruktura do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë qeverisjes se ardhshme të drejtuar nga LSI.
“Kërkoj mbështetjen tuaj, voten tuaj me 25 qershor, që LSI të jetë forca, e cila.dontë shkatërrojnë bipolaritetin politik në vend, e cila nuk bën asgjë tjetër veçse riciklon e qarkullon paratë e veta, pa menduar për qytetarët. LSI ështe partia e cila ka ne qendër të vëmendjes, qytetarin, hallet dhe shqetësimet e tij dhe kjo është provuar. Ndaj dhe rritja jonë është e menjëhershme, këtë rritje e tregoni më së miri ju, që i jeni bashkuar LSI. Ne po sulmohemi nga PS e PD, vetëm se jemi forca politike që na kanë frikë, se e dinë që do t’ju marrim pushtetin”, tha Panariti, duke shtuar se, veç të tjerash, në programin LSI, në qendër të tij është dhe zhvillimi i bujqësisë, fuqizimi i fermerëve dhe kjo do të bëhet vetëm duke hequr taksa e tvsh për bujqësinë për 4 vitet e ardhshme.