Edukatorja e kopshtit detyron fëmijët të brohorasin për Ramën (VIDEO)
Fushata zgjedhore është në pikun e saj. Duket se puna për të bindur votuesit për partitë në garën e 25 qershorit, ka edhe situata që në media nuk transmetohen. Këtë herë është kandidati i Partisë Demokratike në Kavajë, Isa Sakja, ai i cili me anë të një statusi në rrjetin social në facebook, ka publikuar një video ku sipas tij fëmijët e kopshtit detyrohen nga edukatorja për të brohoritur pro Ramës.
Sakja shkruan se ngjarja ka ndodhur në kopshtin “26 Marsi”, ku e cilëson një trup. “Ky eshte turp! Degjoni ju lutem sesi edukatoret e kopshtit “26 marsi ” ne Kavaje detyrojne femijet te brohorasin per Edi Ramen”,-shkruan Sakja në statusin e tij.
Në 25 Qershor përveç zgjedhjeve të përgjithshme do të zhvillohen edhe zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, ku nga PD kandidon Isa Sakja, nga PS Dorian Murati dhe nga LSI, Maksim Kona.
https://www.facebook.com/isa.sakja/videos/10154883334791636/?permPage=1