Efektet pozitive të birrës në shëndetin tonë

Birra përmban silic i cili ruan densitetin e kockave veçanërisht tek femrat. E konsumuar me masë dhe pas një diete të shëndetshme paraqet shumë vlera të mira për roganizmin tonë.

Është një hidratues i shkëlqyer sidomos pas stërvitjes dhe kjo provohet edhe nga rezultatet shkencore që përveçhidratimit birra është në gjendje të zëvendësojë kripërat minerale si dhe vitaminat e trupit që janë konsumuar.

Gjithashtu është vërtetuar se në bashkëveprim edhe me faktorë të tjerë duke përfshirë edhe mënyrën e jetesës konsumimi i moderuar i birrës parandalon dhezhvillimin e sëmundjes së Parkinson-it.

Birra rrit gjithashtu kolesterolin e mirë, mbron stomakun nga ulçera, pasi ka vlera antibakteriale, është e pasur me antioksidantë natyralë, me vitamina B12 një vitamin shumë e rëndësishme për sistemin nervor.

E pasur me fibra të tretshme, konsumimi i dy gotave në ditë përmbajnë 10% të sasisë së fibrave të nevojshme që duhen marrë në ditë.

SHKARKO APP