Efekti Tsipras, bie Euro. Mblidhen sot 19 ministrat e Eurozonës
Rezultati i zgjedhjeve në Greqi pritet të dominojë sot takimin e 19 ministrave të Financës së Eurozonës.
Ndërkohë në reagimet e para për fitoren e Syrizës, presidenti i Bundesbank Jens Veidmann tha se shpresonte që qeveria e re greke të mos bëjë premtime që nuk mund ti mbajë dhe që shteti helen nuk mund ti përballojë.
Ndërkohë ministri belg i Financave Johan Van Overtveld është shprehur se Greqia duhet të respektojë rregullat monetare të unionit duke shtuar se gjithësesi ka vend për fleksibilitet.
Ndërkohë euro ka rënë në nivelet më të ulëta në 11 vitet e fundit duke u këmbyer me 1.1 euro me dollarin.
Në bursat ndërkombëtare që në orët e para të ditës së sotme është shënuar një rënie e ndjeshme.