Ekipet anglo-gjermane takohen në miqësore, ndahen me turp
Huliganzimi zbret edhe në takimet miqësore, mes ekipeve të njohura të dy prej vendeve që kanë shkruar historinë e futbollit botëror. Kështu, futbolli shqiptar mund të ngushëllohet nga pamjet që afron sfida mes Leeds United dhe Eintracht Frankfurt, e fituar nga ekipi gjerman me rezultatin 2– 1. Por më tepër se rezultati, kjo ndeshje ka përfunduar me përleshje.
Menjëherë pasi gjyqtari mbylli ndeshjen në fushë vërshuan të dy tifozeritë. Ultrasit janë përballur me njëri – tjetrin në një tjetër sfidë aspak sportive.
Sipas të dhënave të policisë të arrestuarit janë 25 huliganë, ndërsa për 6 persona është dashur ndihma mjekësore. Një përfundim jo i denjë për një miqësore që u ndoq nga rreth 1 mijë spektatorë.
Leeds United dhe Eintracht Frankfurt ndodhen në Austri, për fazën përgatitore për sezonin e ri.