Ekipi shqiptar në lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Begaj dorëzon flamurin kuqezi: Do të garoni me më të mirët

Ceremonia e Dorëzimit të Flamurit u mbajt këtë të premte pasdite për ekipin shqiptar që do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore që nisin në 6 shkurt në Cortina të Italisë. Shqipëria do të përfaqësohet me 4 skiator në lojërat olimpike, të cilët janë Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, premtoi dhe u zotua që këtë vit do të kalojë ligji për sponsorizimet në sport. Po ashtu Gonxhe tha se do të vijet në zbatim edhe ligji për lojërat e fatit.

Presidenti Bajram Begaj teksa uroi përfaqësuesit në Olimpiadë dhe dorëzoi flamurin kuqezi, tha se shteti duhet t’u kushtojë rëndësi edhe sporteve të tjera, pra jo vetëm Futbollit. Kreu i shtetit tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme për përfaqësimin e Shqipërisë ndërkombëtarisht, jo vetëm në diplomaci, por edhe në sport.

”Ne jemi mësuar t’i kushtojmë shumë vëmendje futbollit, një sport masiv që e meriton mbështetjen, pasi Kombëtarja na ka përfaqësuar denjësisht. Por kemi lënë pas dore sporte të tjera që, ndonëse me më pak mbështetje, kanë treguar përkushtim dhe dashuri të madhe, si skitë, mundja apo peshëngritja, sporte që duhet të na bëjnë po aq krenarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot jemi mbledhur për të përcjellë delegacionin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe për të dëshmuar një transformim të rëndësishëm në përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë, jo vetëm në diplomaci, por edhe në sport. Dorëzimi i Flamurit është një akt solemn nderimi dhe besimi. Në Lojërat Olimpike të Milanos dhe Kortinës, ju do të përfaqësoni Shqipërinë me ambicien për të garuar me më të mirët, aty ku dikur ishim vetëm vizitorë”,-tha Begaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?