Ekonomi: 2015, ndihma shtetërore 6.2 miliardë lekë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi ka publikuar sot të dhënat e raportit vjetor të ndihmës shtetërore. Sipas saj për vitin 2015 ndihma shtetërore ishte 6.2 miliardë lekë.

“Totali i Ndihmës Shtetërore dhënë për vitin 2015 ishte 6,2 miliard lekë. Sektori i bujqësisë përfitoi 1,5 miliard lekë.  Nga fondi i ndihmës për vitin 2014 dhe 2015 u punësuan gjithsej 8350 persona.  Gjithashtu u mbështetën 853 ndërmarrje. U trajnuan 2371 persona. U punësuan 43 persona me aftësi te kufizuar. Ndihma Shtetërorë për kryerjen e proceseve teknologjike në serat me ngrohje për prodhimin e produkteve industrial dhe agro-industriale është: 38 sera në vitin 2014 përfituan rimbrusim akcize për lëndët djegëse në vlerën 478. 927. 252 lekë. Në vitin 2015 kanë përfituar 13 subjekte ne vlerën 1 .130 .860.778 lekë”, komentoi ajo.

SHKARKO APP