Ekonomi: Diaspora rol fondamental në zhvillimin e ekonomisë shqiptare

Diaspora shqiptare në takimin e Tiranës nuk po shikohet vetëm si një mundësi për të sjellë përvojën e kursimet e tyre në Shqipëri, por edhe si një urë informuese e promovuese tek investitorët potenciale në vendet ku ata jetojnë e punojnë.

Sot falë këtyre reformave, raporte të institucioneve financiare ndërkombëtare e vlerësojnë Shqipërinë si vendin me konkurrues në rajon.

Të vish si investitorë në Shqipëri mjafton të kesh një ide, iu drejtua ministrja Ekonomi të pranishmëve në diskutimin e ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi, para diasporës shqiptare në një takim të zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

“Vjen, e diskuton dhe për të çuar përpara këtë ide ne kemi ngritur një agjenci, që është AIDA, e cila funksionon si dritare unike ku të ndihmon për të marrë një procedurë të asistuar apo përshpejtuar dhe në momentin që fiton një status të këtij lloji, i gjithë kabineti ministror vihet në dispozicion të këtij investitori të rëndësishëm”, shpjegoi Ekonomi.

Ajo vlerësoi se mundësitë për të investuar në Shqipëri janë të mëdha, duke qënë se Shqipëria ka një forcë punëtore të re në moshë, e arsimuar dhe me vitalitet.

Raportet ndërkombëtare, tha më tej ajo, tregojnë që është konkurruese krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, sa i takon pagës mesatare e asaj minimale.

Në Shqipëri po ndodhin revolucione të vogla, informoi Ekonomi, duke iu referuar QKB-së, sportel në të cilin mjafton të kryesh një klikim online për të hapur e regjistruar një biznes.

Ka një kuadër rregullator lehtësues për këdo që do të dëshirojë të investojë në Shqipëri duke përdorur incentiva fiskale.

Rast konkret ministrja përmendi kontratat me qera një euro për objektet apo hapësirat që do të përdoren për investime, përjashtimin e makinerive dhe pajisjeve nga TVSH-ja, për ata që duan të sjellin industri e të zhvillojnë atë.

Për ata që duan të transferojnë knoë hoë për një sektor të caktuar , ministrja tha se ka një skemë të ndihmës që lidhet me përjashtimin nga detyrimi i sigurimeve shoqërore për pagat e punëtorëve të rinj që merren për t’u formuar për një periudhë 6 mujore.

SHKARKO APP