Ekonomi: Ndihma shtetërore ka punësuar 8500 persona

Me ndihmën shtetërore, ndërmarrjet kanë punësuar rreth 8500 persona. Këtë fakt e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, gjatë një diskutimi mbi ekonominë e vendit.

Një nga pikat e tjera që u diskutua, ishte edhe rritja ekonomike në vend. Ministrja Ekonomi është shprehur se energjia dhe turizmi do të jenë sektorët kryesorë ku do të investohet, në mënyrë që të sigurohet të ardhura më të shpejta. Ndërkohë që një sektor tjetër i rëndësishëm do të jetë edhe përpunimi i produkteve bujqësore për të plotësuar standartet për eksport.

Një pikë e nxehtë diskutimesh ishte edhe çështja e taksave, që u cilësuan si më të lartat në rajon nga ekspertët. Por ministrja nuk e ka pranuar një fakt të till, sipas saj është e rëndësishme që Shqipëria të japë një qëndrueshmëri për bizneset dhe jo të ofrojë taksa sa më të ulëta.

 

 

SHKARKO APP