Ekonomi në Berlin, fton sipërmarrësit gjermanë të investojnë në Shqipëri

Në Berlin, Gjermani po mbahet forumi ekonomik i Shqipërisë, në të cilin po prezantohen mundësitë për investime në vendin tonë.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, bëri të ditur se forumi ofron mundësi për rritjen e bashkëpunimit dhe nxitjen e investimeve gjermane. Në forum mori pjesë edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

“Në forumin ekonomik të Shqipërisë të mbajtur në Berlin. Knut Fleckenstein konfirmon përparimin e qëndrueshëm drejt integrimit në Bashkimin Europian. Reforma në drejtësi, çelësi për hapjen e negociatave”, shkruan Ekonomi.

Ministrja Ekonomi zhvilloi edhe një takim me zëvendëskryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Berlinit, Christian Wiesenhutter me të cilin diskutoi mbi mundësitë e nxitjes së investimeve gjermane drejt vendit tonë.

Forumi Ekonomik i Shqipërisë mbahet në kuadër të vizitës që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Gjermani, ku u takua me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

SHKARKO APP