Ekonomi në Durrës: Investime të huaja për të rritur punësimin

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, njëherësh edhe kandidate për deputete e Partisë Socialiste në qarkun Durrës, Milva Ekonomi, zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative “Katund i Ri”.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Ekonomi, solli në vëmendje reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë këtyre katër viteve duke theksuar se punësimi, dhe kryesisht punësimi i të rinjve, do të jetë në fokus të qeverisë mandatin e ardhshëm.

Rritëm me 1 miliardë euro investimet e huaja në 2016, dhe synimi është që të dyfishojmë këtë shifër gjatë mandatit të ardhshëm.

“Si rezultat i këtyre reformave Shqipëria ka thithur më shumë investime të huaja, që japim mundesi për punësim, por ama mundësinë më të madhe për punësim ua sjellim  të rinjve.

Po investohet sot që të rinjtë të bëhen të aftë për punë në nje treg pune gjithnjë e më bashkekohor”, u shpreh Ekonomi.

Në programin e ardhshëm parashikohen të ngrihen 61 qendra të këshillimit për punësim dhe karrierë.

Kandidatja për deputete nënvizoi gjithashtu se nëse nuk votojmë Partinë Socialiste këto rezutate që janë arritur deri më tani do të zbehen dhe do të kthehemi pas.

“Më datë 25 Qershor, kur të shkoni për të votuar kujtoni që alternativa që ju përshtatet më shumë, për atë cka është bërë dhe ka qenë në drejtimin e duhur, është Partia Socialiste, që sheh nga e ardhmja me nje shtet modern, punësim dhe mirëqenie”, theksoi Milva Ekonomi

SHKARKO APP