Ekonomi: Paga reale u rrit +2.2% në vitet 2014-2015

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, disa të dhëna për ekonominë të vitit 2015, ku duke i krahasuar me vitin 2014, ajo thotë se treguesit janë përmirësuar ndjeshëm.

Ministrja shkruan se paga reale është rritur në nivele më të arta se sa masa e inflacionit. “Po ti referohemi shifrave (burimet INSTAT dhe DPT) të vitit 2014 dhe 2015 do vëmë re që paga reale në Shqipëri u rrit me 2.2% pavarësisht se inflacioni ishte rritur me 1.9%”, shkruan Ekonmi, duke shtuar se paga reale mesatare në vitin 2014 ishte 45,539 lek/muaj ndërsa në vitin 2015 ishte 46.829 lek/muaj.

Fluksi i investimeve të huaja në vend në vitin 2015, shprehet Ekonomi, rezultoi të ishte 870 milionë euro, dhe në vend operonin rreth 10.580 ndërmarrje të huaja ose të përbashkëta, ndërkohë që sipas saj, përqindja e mbulimit që i vinte nga investimet e huaja përkundrejt remitancave ishte rreth 72%. Kjo shifër, nënvizon Ekonomi, ishte 4% më e madhe se sa në 2014.

Nëse shohim shifrat e eksporteve, përsa i takon shkëmbimeve tregtare me vendet e BE-së sipas strukturës totale në vitin 2015, ministrja e Ekonomisë thotë se ato ishin vetëm 2% më të ulta se eksportet në vitin 2014. Ndërkohë, shton ajo, shkëmbimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare me rajonin dhe vendet CEFTA, përsa i takon eksporteve, ishte rritur me 12%.

“Shifrat tregojnë që përpjekjet që ne po bënim për të stimuluar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për t’i dhënë atyre një hop në aktivitetin e tyre rezultuan me të dhëna pozitive”, deklaron Ekonomi.

SHKARKO APP