Ekonomi: Së shpejti, kalendari turistik gjithëvjetor

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi mori pjesë në takimin përmbyllës të projektit “Në Zbulim të Mistereve të Jugut”, një projekt i zbatuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, i financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Projekti solli një risi, pasi ndërlidhi kulturat e jugut me të veriut përmes një sërë aktivitesh që u zhvilluan nga Tropoja në Himare, Pilur e Kuc të Vlorës, si një mënyrë për të marë eksperiencën e turizmit model malor që ofron Valbona dhe për ta zbatuar atë n zonat rurale e malore të rajonit të Himarës.

Projekti në fjalë ka publikuar rreth 15 librave në dy gjuhë (me financimin e GIZ) për 15 zonat rurale të Bashkisë Himare, të cilat kanë vlera të jashtëzakinshme për t’u vizituar në do stinë të vitit.
Botimet janë specifike për: Himarën, Borshin, Kallaratin, Qeparoin Dhermiun, Vranishtin, Pilurin, Kudhësi, Lukoven, Fterran, Çorraj, Ilias, Porto Palermo, Vunoi, Kuçi. Këto botime u japin një informacion shume të hollësishëm lexueve shqiptare dhe të huaj për vlerat e kashtëzakonshme historike, kulturore të këtyre zonave.

Ministrja Ekonomi duke përshëndetur këtë projekt u shpreh e kënaqur me arritjet e këtij projekti, i cili ishte pjesë e disa projekteve për turizmin që MZHETTS financoi muajt e fundit. “Kishte një numër të madh aplikimesh dhe fusha e tyre ishte shumë e gjerë,- tha Ministrja. “Por jugu i Shqipërisë ka një specifikë pasi është shumë i kërkuar nga turistët, ndaj dhe produktet që duhet të ofrohen në këtë zonë duhet të jenë të larmishme. Qëllimi është që të zgjasim kohën e turistëve në Shqipëri, të mos qëndrojnë vetëm për plazhin dhe diellin por të ngjitën në këto zona të bukura dhe t’i eksplorojnë ato, të shohin historinë, të shikojnë gatimet tradicionale dhe të ushtrojnë pse jo sportet e aventures si hiking etj.” u shpreh Ministrja Ekonomi.

Ky projekt ofronte njohjen e një pjesë të panjohur të jugut dhe konkretisht rrethinave të Himarës. Ministrja shtoi se ende nuk njihen gjithe destinacionet turistike që Shqipëria ofron. Ajo tha se po përgatitet kalendari gjithvjetor i turizmit në Shqipëri, që do të ndihmojë jo vetëm në një ide më të mirë të turizmit gjithvjetor në Shqipëri, dhe jo vetëm në verë, por gjithashtu do të llogariten më mirë dhe të ardhurat që sjell turizmi në ekonomi.

Veçantia e këtij projekti ishte zhvillimi i disa aktiviteteve në këto zona rreth Himarës, ku jo vetëm u prezantuan librat për secilën zonë, por dhe u hapën ekspozita me piktura, u zhvilluan koncerte, u ekspozuan gatime të zonës dhe prodhime artizanale të tyre. Gjatë dy ditëve rresht në fshatrat e Himarës u kërcyen valle tropojane dhe u kënduan këngë labe, duke sjellë dhe një miksim të këndshëm të kulturave dhe traditave mbarëshqiptare.

SHKARKO APP