Ekonomi: Të ardhurat nga udhëtimet dhe turizmi sivjet +8%

Të ardhurat nga udhëtimi dhe turizmi në tremujorin e dytë të këtij viti u rritën me nivelin prej +8%.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, theksoi se të ardhurat arritën 357 milione euro.

Një vit më parë, për të njëjtën periudhë këto të ardhura rezultonin 332 milionë euro.

SHKARKO APP