Ekonomi: “Të Bësh Biznes”, renditje historike për Shqipërinë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, doli në një konferencë për shtyp dhe pohoi se raporti “Të Bësh Biznes 2017”  paraqet një renditje historike për Shqipërinë. Ky sipas saj, është jo vetëm një përmirësim i dukshëm prej 32 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, por është njëkohësisht renditja dhe vlerësimi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë, që nga viti 2003 kur ky raport u publikua për herë të parë nga Banka Botërore.

“Ky është jo vetëm një përmirësim i dukshëm prej 32 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, por është njëkohësisht renditja dhe vlerësimi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë, që nga viti 2003 kur ky raport u publikua për herë të parë nga Banka Botërore”, tha ajo. Gjithashtu, sipas saj, raporti konfirmon rritjen cilësore të reformave të ndërmarra nga Qeveria për lehtësitë e të bërit biznes, duke nënvizuar se distanca e Shqipërisë ndaj praktikave më të mira, në të bërit biznes ka patur një përmirësim të dukshëm, duke u rritur nga 61.3 pikë në raportin e vitit  të kaluar  në 68.9 pikë në raportin e sivjetshëm.

“Vlerësimi i Bankës Botërore ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm sepse konfirmon që reformat e ndërmarra nga qeveria janë duke ecur në drejtimin e duhur, por çka është më e rëndësishme, sepse inkurajon investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, pasi vendi ynë është miqësor ndaj sipërmarrësve të huaj dhe të bësh biznes tek ne vlen”, përfundoi ajo.

SHKARKO APP