Ekonomia cirkulare, Klosi: Aksionet nuk mjaftojnë, mbështesim iniciativa të tilla
Nuk mjaftojnë vetëm aksionet për një Shqipëri të pastër, ndaj Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të mbështesë politikat që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Kështu ka deklaruar ministri i Blendi Klosi gjatë një tryeze për ekonominë cirkulare me grupet e interesit. Klosi ofroi mbështetje për këtë iniciativë e cila ka ndikim në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së vendit.
Ndërsa vetë grupet e interesit kërkuan nga politika ta përshtatin legjislacionin në raport me ekonominë cirkulare.
Klosi ishte i pranishëm edhe në aktivitetin e shoqatës 4 putrat, ku nënvizoi nevojën e mbrojtjes së faunës së egër.
Ministri u shpreh se dy moratoriumet kanë dhënë rezultate të dukshme, duke kërkuar kthimin e këtyre pasurive natyrore në atraksione turistike.