Ekonomia globale ka nevojë të kalojë një periudhë të vështirë përpara se të bëhet më mirë
The Guardian
Një erë ndryshimi është duke ulëritur përmes institucioneve ekonomike të botës. Javën e kaluar ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar, që thoshte se masat shtrënguese mund të bëjnë më shumë keq sesa mirë dhe se neoliberalizmi nuk ishte aq i plasaritur sa supozohej të kishte qenë. Këtë javë, është radha e Organizatës Ekonomike për bashkëpunim dhe zhvillim, për të sfiduar ortodoksinë.
OECD thotë se qeveritë në mbarë botën duhet të marrin në konsideratë lidhjen me njëra-tjetrën për të shpenzuar më shumë në punët publike, një gjë domosdoshmërisht e nevojshme, duke qenë se shërimi nga recensioni i thellë i 2008-2009 vazhdon të mbetet i paarritshëm. Ekziston sigurisht një fjalë, e cila përshkruan veprimin nga ana e shtetit për të rritur kërkesën, kur aktiviteti i sektorit privat është i dobët dhe fjala është “Kejsianist”. Kjo nuk ishte një fjalë, e cila është përdorur shumë përgjatë tri dekadave, kur neoliberalistët triumfuan.
Por kohët kanë ndryshuar dhe pas pesë vjetësh, në të cilët parashikimet kanë rezultuar optimiste, OECD po bëhet në mënyrë të vazhdueshme më e vrazhdë . Është i shqetësuar sepse rritja e dobët mund të rritet vetë. Është i shqetësuar sepse bankave qendrore iu është kërkuar të bëjnë shumë me interesa të ulëta dhe lehtësime sasiore të tjera. Është i frikësuar sepse çdonjëra nga rreziqet –një ulje e vështirë në Kinë, një krizë financiare në tregjet e reja, mund të çojë në zvarritje të krejt aktivitetit. Duhet bërë diçka për të thyer ciklin e produktivitetit të ulët, rritjes së ulët të pagave dhe investimeve të ulëta.
Ajo çfarë OECD dëshiron për stolin me një këmbë të politikave monetare hiperaktive është që të zëvendësohet me një stol me tri këmbë, në të cilën bankat qendrore marrin një mbështetje nga politikat fiskale dhe reformat strukturore.
Në një analizë që do të kishte të gjithë mbështetjen me gjithë zemër nga ana e Kejnes, ekspertët thonë se shpenzimet ekstra në infrastrukturë do të ndikojnë në rritje më të lartë dhe borxhe më të ulëta.
Analizat nga OECD tregojnë se ndikimi në vitin e parë me 0.5% të GDP nga rritja e investimeve publike nga të gjitha ekonomitë e pasura të OECD-së do të ishin për të nxitur rritjen botërore me 0.4 pikë. Në SHBA do të kishte një përmirësim me 0.7 pikë, në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar me 0.6 pikë, por duke ardhur në rritje. Stoku i borxhit publik në SHBA do të bjerë në 0.7 pikë, me 0.4 pikë dhe 0.3 pikë në eurozonë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu. OECD ka vënë re se ka një divident të konsiderueshëm me rreth 0.2 % në GDP e vendeve që veprojnë në mënyrë kolektive, sesa në vendet që veprojnë vetëm.
Në vitet e fundit, shton OECD, ritmi i reformave strukturore është ngadalësuar dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse ka ndodhur. Papunësia e lartë, produktiviteti i ngadalësuar dhe rritja e parëndësishme e pagave reale, ka bërë që votuesit të jenë më pak të hapur ndaj ndryshimeve dhe madje në disa vende të tregohen armiqësorë me qeveritë e tyre. Rritja e fortë dhe më gjithë përfshirëse do ta bëjë më të lehtë për reformimet e ekonomive dhe t’i bëjë ato më produktive.
Fjalët sidoqoftë nuk kanë vlerë. Ashtu sikurse mënyra e re e të menduarit të FMN-së për dështimet e neoliberalizmit, e cila nuk është e ndarë nga zyrtarët që iu japin këshilla vendeve në vështirësi ekonomike, kështu nuk ka ndonjë nxitim as nga anëtarët e OECD-së për t’u bashkuar e për të bërë një program të përbashkët të investimeve publike. Ashtu sikurse Ángel Gurría, sekretari i përgjithshëm i OECD-së nënvizon: “Ata janë duke folur për atë gjë, por nuk po bëjnë asgjë për të”.
Gjërat mbase duhet të vështirësohen përpara se të bjerë qindarka përtokë. Nëse analiza e zymtë e OECD-së është e drejtë, atëherë ai moment nuk duhet të jetë shumë larg. (Përktheu: Inva Hasanaliaj) MAPO