‘Ekonomia’ miraton në parim pr/buxhetin, kundër PD dhe LSI

Në mbledhjen e sotme, komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitit 2018.

Pas një jave diskutimesh dhe debatesh herë-herë edhe të ashpra, Ekonomia ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës projektligjin më të rëndësishëm të vitit. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, projektbuxheti i vitit të ardhshëm nuk ka marrë votat e deputetëve të PD dhe LSI të cilët kanë akuzuar se ekonomia është e kriminalizuar nga paratë e drogës. Gjithashtu, opozita ka votuar kundër edhe projektligjeve të tjera në rendin e ditës.

Sa i takon projektbuxhetit, diskutimet do të vijojnë në Kuvend në parim, përpara se të rikthehet sërish në komisone ku do shqyrtohet nen për nen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?