Ekopolitikë – Teliti: Barra fiskale për biznesin e vogël 1.5% tavan
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Dorian Teliti, thotë në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, se barra fiskale për biznesin e vogël do të jetë 1.5% tavan.
Pjesë nga deklaratat:
Teliti: Gjithë barra fiskale e biznesit të vogël do të ketë si tavan 1.5 për qind të xhiros. Sipas përllogaritjeve tona ka biznese të vogla që shkojnë deri në 4% të xhiros, duke futur taksën e tabelës, taksën e pastrimit. Duke vendosur kufirin 1.5%, taksa vendore është taksë vendore dhe për diferencën pastaj maksimumi do të shkojë deri në 1.5 për qind të shumës. Ta marri vendori pjesën e vet.
Në qoftë se do të duhet të paguaj 1 milion lekë dhe taksat vendore i ka 700 mijë lekë, atëherë 300 mijë lekëshi tjetër do të shkojë në arkën e shtetit. Vendori është mjaft i cenuar. Në qoftë se do ta cenojmë do të bëjmë një autogol. Është 1.5% tavan. Na e kanë kërkuar. I kemi dëgjuar. E kemi parashikuar që qëndron dhe e kemi marrë vendimmarrje.