Ekspertët: Ja pse nuk duhet ndërruar ora

Po vjen koha kur njerëzit në gjithë Evropën do të pyesin: a duhet t’i lëvizim akrepat e orës një orë para apo prapa? Një pjesë e ekspertëve besojnë se kjo dilemë është problemi më i vogël në historinë e ndryshimit të orës. Kritikët e kësaj praktike thonë se kjo gjë e ka humbur kuptimin, ndërsa për të mbështetur pikëpamjet e tyre ata u bazuan në shkencë.

Në një konferencë në Bruksel, profesori i Neuroshkencës në Oksford, Russell Foster, dhe kolegu i tij në Universitetin e Munihut, Till Roenneberg, kanë paraqitur për publikun përfundimet e arritura nga studimi i ndikimit të lëvizjes së akrepave në zakonet e gjumit të individëve.

Mendimi i tyre është se kthimi i kohës për një orë prapa nuk sjell kursime, se ndikon në shëndetin tonë dhe shton kostot e përgjithshme të ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket shëndetësisë, lëvizja e akrepave ndikon në orën tonë biologjike, e pasojat negative janë sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Ata shtojnë se me ndryshimin e orës ndodhin më shumë aksidente të trafikut dhe komplikime gjatë veprimeve të ndryshime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aspektin e humbjeve financiare dhe ekonomike, vlerësohet se për shkak të dy ndryshimeve të orës në vit, Bashkimi Evropian humb 1-2 për qind të PBB-së së saj, apo rreth 300 miliardë euro.

Eurodeputeti austriak, Heinz Becker, i bëri thirrje Komisionit Evropian që më në fund të shfuqizojë këtë praktikë pasi, siç thotë ai, sjell vetëm dëme.

Perandoria e dikurshme e Gjermanisë ishte shteti i parë që më 1916 ka zbatuar këtë praktikë. Është thënë gjithmonë se arsyeja e ndryshimit të orës ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?