Eksportet bujqësore ngecin me Kosovën, dyfishohen me Serbinë

Vendet e rajonit, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë oazi i eksporteve te frutave dhe perimeve shqiptare.

Por në pjesën e parë të vitit shihet që të ketë një zhvendosje të shitjeve të prodhimeve bujqësore “Made in Albania” nga vendi në vend. Teksa shihet se me Kosovën eksportet e janë në vendnumëro me rënie 3 për qind për perimet dhe me rritje të lehtë për frutat, me Serbinë ka ndodhur revolucioni.

Eksportet e perimeve me Serbinë u rritën me 73 për qind në janar-qershor 2016 sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa të frutave panë një rritje 92 % gati me dyfishim me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave të INSTAT,  eksporti i perimeve për gjashtëmujorin e parë  të këtij viti rrit me 39 për qind duke arritur në  mbi 3 miliardë lekë. Pothuajse një e treta e eksporteve (984 milionë lekë) të zarzavateve shkoi në Serbi. Ndërsa pjesa tjetër prej 21 për qind shkoi në Kosove me një vlerë prej 667 milionë lekësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe eksporti i frutave u rrit me 54 për qind në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2016 , të cilat ashtu si edhe perimet u destinuan kryesisht në rajon, si në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Serbi.

Eksportet e fruta perimeve drejt Serbisë arritën në fund gjysmës së parë të vitit mbi 1.1 miliardë lekë, ndërsa në Kosovë 826 milionë lekë.

Në hartën e eksporteve bujqësore nuk ekziston Rusia. Vendi nordik  vitet e fundit para se të vihej embargo ishte destiancioni i preferuar dhe me rritje të shpejtë i perimeve shqiptare.

Fermerët në zonën e Lushnjes pohuan se bllokimi i eksporteve me Rusinë ka ndikuar në fitimet e zonës, pasi çmimet që ofronte ky ven ishin më të larta se rajoni.

RRITJA E EKSPORTIT TE FRUTAVE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?