Ekstradohet nga Athina i dënuari me 17 vjet burg, ja emri

Është ekstraduar nga Athina në drejtim të Shqipërisë një shtetas i dënuar 17 vjet burg për vjedhje me armë. Zyra e “Interpol Tiranë” ka bërë të mundur sjelljen e tij në vendin tonë, ku edhe do të vuajë dënimin që ka marrë nga Gjykata e Gjirokastrës.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe ”Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Arsen Hasani, 37 vjeç, lindur në Tepelenë.

Shtetasi Arsen Hasani është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr. 09, datë 25.01.2006 e ka dënuar me 17 vite burgim, për veprën penale “Vjedhje me armë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje” të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 21.07.2003, rreth orës 23:30 në bashkëpunim me shtetasin B.K, në fshatin Katund, Gjirokastër, kanë tentuar të vjedhin me përdorimin e një arme zjarri banesën e shtetasit V.B.

Prej disa kohësh, ky shtetas fshihej në Greqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinës/Greqi, u bë i mundur gjetja dhe arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

SHKARKO APP