Ekuipazhet e helikopterëve Black Hawk, Rama poston pamjet: Stërvitje për transport trupash apo evakuime mjekësore
Helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore janë të angazhuar në situatat e emergjencave civile si dhe operacionet e kërkim–shpëtimit.
Ndërkohë ekuipazhet e këtyre helikopterëve vijojnë stërvitjet ushtarake si dhe trajnohen në vijimësi që të kryejnë transport trupash apo evakuime mjekësore në raste emergjencash civile.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook momente nga energjia e stërvitjes së ushtarëve të helikopterëve Black Hawk.
Pas investimit për modernizimin e infrastrukturës, Baza e Farkës ofron të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve Black Hawk, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët.
KOHA JONË SONDAZH

