Elbasan/Lleshaj urdhër Policisë: Godisni grupet kriminale

Pas Durrësit dhe Shkodrës, zv/ ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po zhvillon këtë të enjte një takim me Policinë e Elbasanit. Për Sandër Lleshaj, kjo është mbledhja e tij e parë me strukturat e Elbasanit.

Mësohet se gjatë takimit, Lleshaj i ka kërkuar stuktuarave drejtuese të kenë më shumë vëmendje ndaj korrupsionit dhe të godasin grupet kriminale në qytet.

Zv/ ministri i Brendshëm fillimisht realizoi një takim me strukturat e policisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për të vijuar më pas me strukturat e policisë në Shkodër.

Vizita në Shkodër e Sandër Lleshajt, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, erdhi pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere. Takimi i Lleshajt në Elbasan deri më tani është i treti në axhendën e tij.

SHKARKO APP