ELBASAN/ Numërohen 10 kuti, kryeson PS me 50% të votave. LSI forcë e dytë
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 18:39
Edhe pse më herët u njoftua se numërimi i votave do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit, procesi i numërimit ka nisur edhe në qarkun e Elbasanit. Nga votat e numëruara kryeson PS e ndjekur nga LSI.
Në bazë të rezultatit që prodhojnë 10/591 kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 313 vota ose 50,06%, PD merr 109 vota ose 17, 06% të votave, LSI ka 134 vota ose 16.7%.