Elbasani në rrugën drejt “Qytetit Europian të Sportit 2027”

Elbasani po hedh një hap të ri në rrugëtimin e tij sportiv, duke nisur zyrtarisht procedurat për kandidimin për titullin “Qyteti Europian i Sportit 2027”. Kjo nismë shënon një moment të rëndësishëm për qytetin, i cili synon të forcojë më tej identitetin dhe traditën e tij në fushën e sportit.

Në kuadër të aplikimit, është zhvilluar një takim online mes përfaqësuesve të Bashkisë së Elbasanit, drejtuesve të klubit shumësportësh dhe përfaqësuesve të ACES Europe, rrjeti europian që vlerëson qytetet kandidate dhe akordon titullin. Ky komunikim shërbeu si një hap i parë konkret drejt procesit të vlerësimit.

Drejtori i klubit Shumësportësh, Mirandi Backa, ka theksuar se Elbasani ka infrastrukturën dhe kapacitetet e nevojshme për të qenë një pretendent serioz në këtë garë, duke nënvizuar traditën sportive dhe angazhimin institucional në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, koordinatorja e KS Elbasani, Alisa Xhyra, është ndalur te planet për vitin 2026, ku parashikohet organizimi i një kalendari të pasur aktivitetesh sportive, të cilat do t’i paraprijnë vitit 2027 dhe do të konsolidojnë profilin e qytetit si një qendër aktive e sportit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse kandidatura rezulton e suksesshme, Elbasani do t’i bashkohet listës së qyteteve shqiptare që kanë mbajtur këtë titull, duke u renditur pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës dhe Korçës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?