Electronic Beats Albania, sjell festën në plazhin e Llamanit     

Muzika më e mirë e momentit luajtur nga artistë të njohur do të jetë këtë fundjavë në një prej plazheve më të pëlqyera dhe të frekuentuara. Electronic Beats Albania vijon turin në bregdet, duke ftuar të gjithë të rinjtë dhe adhuruesit e muzikës në plazhin e Llamanit. Ritmet e DJ-ve do të jenë shoqëruesit e duhur për të gjithë ju gjatë paradites të kësaj të shtune.

“Beach Party” në Hola Summer, Llaman do të sjellë Eddie Thoneick dhe Abel Dj. Eddie Thoneick është një emër sinonim me muzikën “house” më cilësore për dy dekada. Ky reputacion është gati të arrijë një tjetër nivel pasi kaloi një vit i mbyllur në studion e regjistrimit.

Nga festat nëpër Gjermani ai u shndërrua në DJ ndërkombëtar. Eddie ka bërë remikse për emra si Armand Van Helden, Steve Angello, Bob Sinclar, David Guetta dhe Moby si edhe për grupe si Placebo. Platforma e muzikës “Electronic Beats” do të vazhdojë turin, për ta përmbyllur sezonin veror në shtator, me një koncert gjigant në kryeqytet. Electronic Beats vjen si një nismë e Telekom Albania kushtuar rinisë dhe muzikës. Për të parë kalendarin e koncerteve dhe për më tepër lajme mbi këtë platformë mund të ndiqni:

www.electronicbeats.com.al

www.facebook.com/electronicbeats.al/

www.instagram.com/electronicbeats.al/

SHKARKO APP