Elefantët afrikanë lindin pa dhëmbë

Duket se është gjuetia e kontrabandistëve ajo që po përcakton linjën e evolucionit të elefantëve në Afrikën e Jugut. Për më shumë se 30 vjet, Koyce Pool, kreu i “Elephant Vocie”, ka studiuar nga afër gjitarët e mëdhenj në parkun natyror të Gorongosa-s në Mozambik.

Me kalimin e kohës, ai vuri re gjithnjë e më shumë se femrat ishin pa dhëmbë dhe sipas tij kjo ishte një mënyrë që ata të mund t’i mbijetonin gjuetisë së paligjshme të njeriut. Ky është një zhvillim i ri, pasi këta elefantë femra rezultojnë të jenë fituese në mënyrën e tyre.

Gjatë luftës civile, nga 1977 deri 1992, popullsia e elefantëve në “Gorongosa Park” u asgjësua deri në 90%. Kafshët vriteshin për dhëmbët e tyre. “Edhe pas njëzet vjetësh ne mund të shohim se si kjo periudhë ka lënë shenja të thella te këto kafshë,” tha Poole.

Mjekët do të monitorojnë elefantët në mënyrë që të mbajnë nën kontroll zhvillimin e kësaj specieje. Megjithatë, me bashkëpunimin me dijetarët lokalë, ata vunë në dukje se gjysma e femrave të lindura gjatë periudhës së asgjësimit të viteve ’90, kanë filluar të lindin pa brirë.

Kjo ka rezultuar të jetë një karakteristikë e trashëguar gjenetikisht: në fakt, më shumë se 30% e elefantëve femra të lindur pas luftës kanë trashëguar këtë veçori. Konotacioni i ri është hasur edhe  pranë parkut kombëtar “Addo Elephant”, ku 98% e femrave nuk kanë brirë të gjatë të fildishtë, ndërsa ekzemplarët e tjerë kanë dhëmbë shumë më të vogla në krahasim me brezin e mëparshëm.

Brirët, nuk janë gjë tjetër veç se dhëmbët prerës të rritura jashtë gojës. Këto brirë të gjatë janë përdorur nga elefantët për të marrë ushqim, gërmuar në kërkim të ujit dhe si një mjet për mbrojtje. Meshkujt i përdorin ato për të konkurruar në luftën për femra dhe ata që nuk i kanë, mund të lëndohen shumë keq.

“Ka një presion shumë të fortë gjenetik për meshkujt që kanë dhëmbë,” thotë Poole. Ndërkohë, femrat kanë filluar të ndryshojnë pamjen e tyre, në mënyrë që të zhvillohen, për të pasur më shumë mundësi për të mbijetuar. Në fakt, kontrabandistët i lënë elefantët pa dhëmbë gjallë, pasi nuk janë më të çmuar për ta. Në këtë rast, njeriu duket se me brutalitetin e tij, ka ndryshuar rrjedhën e historisë së gjitarëve të mëdhenj të Afrikës.

SHKARKO APP