Elefanti zhytet në lumë për të shpëtuar trainerin

Video e pabesueshme tregon momentin e adhurueshëm kur një elefant zhytet në lumë për të shpëtuar trajnerin e tij të preferuar, kur mendoi se ai po mbytej.

Kham Lha “notoi” përmes ujërave të Parkut Kombëtar të Elefantëve në Chiang Mai të Tailandës për t’i ardhur në ndihmë Darrick Thomson, 42 vjeç, me të cilin kishte krijuar një “lidhje të pandashme” që kur ai e shpëtoi krijesën dhe solli në rezervuar vitin e kaluar.

Trajneri nga Ontario, u shtir sikur po mbytej në lumë teksa përplaste duart në ujë e thërriste për ndihmë, për të demonstruar kështu marrëdhënien e tyre të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më shumë shihni videon që do ju ngrohë zemrën:

Swiss Digital Mobile Reklama
Elephant Come To Rescue People - ElephantNews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?