Elton John nuk do të performojë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

Elton John nuk do të performojë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, në muajin janar. Ndryshe nga çfarë ishte raportuar nga një prej anëtarëve të ekipit të Trump.

Anthony Scaramucci, anëtar i ekipit të ndryshimit presidencial, kishte deklaruar më herët gjatë javës në një intervistë për programin “HARDtalk” të BBC, se John do të merrte pjesë si performues gjatë ceremonisë. Por, diçka e tillë është mohuar së fundi nga publicisti i këngëtarit, Fran Curtis:

“Nuk është e saktë. Ai nuk do të performojë.”

Në intervistën për BBC, Scaramucci deklaronte se: “Ai do të jetë presidenti i parë në historinë e SHBA, i cili hyn në Shtëpinë e Bardhë me një qëndrim pro-gay. Elton John do të jetë pjesëtar i koncertit tonë të inaugurimit.”

Por, mohimi nga Elton John është alarmi i dytë fals brenda javës, në lidhje me ceremoninë e Trump. Të shtunën, muzikanti Vince eil ta se ftesa e tij për të luajtur në ceremoninë presidenciale, do të anulohej pasi Z. Trump kishte fituar zgjedhjet.

Gjatë fushatës, Donald Trump nuk pati mbështetjen e thuajse asnjë artisti të rëndësishëm, ndërsa mbetet e paqartë se kush do të performojë në ceremoninë e inaugurimit.

Nëse do të arrinte të siguronte pjesëmarrjen e Elton John, kjo do të qe një arritje e madhë për Trump, por gjasat janë shuar plotësisht, pasi muzikanti mori pjesë më parë në një ceremoni të Hillary Clinton për mbledhje fondesh.

John pati deklaruar në muajin tetor se mundësia e fitores së Donald Trump, e “frikësonte për botën.”

“Ai do t’i margjinalizojë njerëzit; është duke e bërë aktualisht,” tha Elton John.

Ndërkohë, dy hitet e tij “Rocket Man” dhe “Tiny Dancer,” ishin mes të parapëlqyerave të Donald Trump, për t’u luajtur gjatë fushatës.

SHKARKO APP