Elvis Presley, 20 mijë dollarë për të jetuar në shtëpinë e The King

Njëzet mijë dollarë për të jetuar si Elvis. Është kjo shuma e kërkuar për tu dhënë me qira, e shtëpisë ku mbreti i rock and rolls jetoi në Beverly Hills, rreth viteve 1967 dhe 1973.
Shifra është për një qëndrim 5 ditësh. Elvis jetoi aty me bashkëshorten Priscilla dhe vajzën Lisa Marie, duke u larguar prej andej menjëherë pas divorcit.

Shtëpia ka katër dhoma dhe gjashtë banjo, një pishinë dhe një sallë ëellnes. Prona u ble nga Presley në fillim të viteve 60 për 400 mijë dollarë dhe u shit në 2014 për 14 milion dollarë. Shtëpia doli sërish në shitje në 2016 me një çmim dyfish nga ai që ishte shitur në 2014.

Shtëpia gjendet në Trusdale Estates, ku kanë jetuar, mes të tjerëve, personazh si Frank Sinatra, Ray Charles, Richard Nixon dhe Stevie Wonder. Edhe sot shtëpia mbetet akoma një vend pelegrinazhi që vizitohet nga fansat e shumtë të Elvisit.

SHKARKO APP